| Chapter 103 |
1 |
Beko, shpirti im, Zotin, dhe tė gjitha ato qė janė tek unė tė bekojnė emrin e tij tė shenjtė. |
2 |
Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjė nga tė mirat qė ka bėrė. |
3 |
Ai fal tė gjitha paudhėsitė e tua dhe shėron tė gjitha sėmundjet e tua, |
4 |
shpengon jetėn tėnde nga shkatėrrimi dhe tė kurorėzon me mirėsi dhe dhembshuri; |
5 |
ai ngop me tė mira gojėn tėnde dhe tė bėn tė ri si shqiponja. |
6 |
Zoti vepron me drejtėsi dhe mbron ēėshtjen e tė shtypurve. |
7 |
Ai i tregon Moisiut rrugėt e tij dhe bijve tė Izraelit veprat e tij. |
8 |
Zoti ėshtė i mėshirshėm dhe zemėrbutė, i ngadalshėm nė zemėrim dhe i madh nė mirėsi. |
9 |
Ai nuk grindet pėrjetė dhe nuk e ruan zemėrimin gjithnjė. |
10 |
Ai nuk na trajton siē e meritojnė mėkatet tona dhe nuk na dėnon nė bazė tė fajeve tona. |
11 |
Sepse sa tė lartė janė qiejtė mbi tokėn, aq e madhe ėshtė mirėsia e tij ndaj atyre qė kanė frikė prej tij. |
12 |
Sa larg ėshtė lindja nga perėndimi, aq shumė ai ka larguar nga ne fajet tona. |
13 |
Ashtu si njė baba ėshtė i mėshirshėm me bijtė e tij, kėshtu ėshtė i mėshirshėm Zoti me ata qė kanė frikė prej tij. |
14 |
Sepse ai e njeh natyrėn tonė dhe nuk harron qė ne jemi pluhur. |
15 |
Ditėt e njeriut janė si bari; ai lulėzon si lulja e fushės; |
16 |
nė qoftė se era i kalon sipėr, ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė. |
17 |
Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi pėr ata qė kanė frikė prej tij, dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve, |
18 |
pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij pėr t`i zbatuar nė praktikė. |
19 |
Zoti e ka vendosur fronin e tij nė qiejtė, dhe mbretėrimi i tij sundon mbi gjithēka. |
20 |
Bekoni Zotin ju, engjėj tė tij tė pushtetshėm dhe tė fortė, qė bėni atė qė thotė ai, duke iu bindur zėrit tė fjalės sė tij. |
21 |
Bekoni Zotin, ju, tėrė ushtritė e tij, ju, tėrė ministrat e tij, qė zbatoni vullnetin e tij. |
22 |
Bekoni Zotin, ju, tė gjitha veprat e tij, nė tė tėra vendet e sundimit tė tij. Shpirti im, beko Zotin! |